KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, shmanget tragjedia në një prej pikave problematike të aksit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka ndodhur në një prej segmenteve që prej vitesh konsiderohet problematik për shkak të aksidenteve të shpeshta.

Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët nuk kanë pësuar dëmtime serioze, ndërsa aksidenti është mbyllur vetëm me dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Ford” po kalonte nga njëra anë e rrugës drejt krahut tjetër, në momentin kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte në drejtimin Lushnjë-Fier.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila ka nisur dokumentimin e aksidentit dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është rënduar si pasojë e përplasjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky segment i autostradës është kthyer prej vitesh në një pikë shqetësuese për drejtuesit e automjeteve. Aksidentet e përsëritura në këtë zonë kanë shkaktuar edhe më herët pasoja të rënda, përfshirë humbje jetësh.

Pavarësisht rasteve të shumta të aksidenteve, problematika e këtij segmenti vijon të mbetet e njëjtë, ndërsa ndërhyrjet për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore kanë qenë të pamjaftueshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button