AKTUALITETSTAR CHANNEL

Jetonte me 9600 lekë pension, kryeministri Rama dhjetëfishon shumën mujore të 117-vjeçares

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar një shtesë pensioni Qamile Marrës, 117-vjeçares që sipas dokumenteve, rezulton të jetë personi më i moshuar në Shqipëri dhe në botë.

Sipas VKM, për 117-vjeçaren është caktuar dhjetëfishi i pensionit social (pensioni social është 10 222 lekë). Pensioni i saj prej 9600 lekësh u ndërpre kur mbushi 100 vjeçe dhe nga ai moment, të birit iu deshën 7 vite përpjekje për ta rikthyer.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në dokumente, ajo rezulton të ketë lindur më 19 gusht 1909, dy ditë para britanikes Ethel Caterham që mban rekordin Guinness.

Qamile Marra ka lindur në një fshat 3 orë në këmbë larg Ferrasit, ndërsa në këtë të fundit u martua në moshën 16-vjeçare. Ajo është nënë e dy fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

K R Y E M I N I S T R I  EDI RAMA

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR  ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button