POLITIKËSTAR CHANNEL

Rama jep lajmin: Javën e ardhshme krijohet ministria e re, ja kush pritet ta drejtojë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, një institucion i ri që synon të marrë një rol më të rëndësishëm në modernizimin e administratës shtetërore dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të punës së qeverisë dhe të zhvillimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar sipas standardeve europiane.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Ramës, krijimi i ministrisë së re do të mundësojë zgjerimin e përgjegjësive dhe të objektivave për përmirësimin e funksionimit të administratës, duke ndjekur modele të ngjashme që zbatohen në vende të tjera të Europës.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë”, deklaroi Rama.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kryeministri la të kuptohet se drejtimi i institucionit të ri do t’i besohet Adea Pirdenit, aktualisht ministre e Shtetit për Administratën Publike. Ai u shpreh se, sipas tij, nuk ka diskutim që ministria e re duhet të drejtohet nga ministrja që mbulon aktualisht këtë fushë.

Ngritja e Ministrisë së Administratës Publike pritet të konkretizohet javën e ardhshme, ndërsa mbetet për t’u bërë e ditur mënyra se si do të organizohet institucioni dhe cilat do të jenë përgjegjësitë e tij të plota.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button