AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mungesa e shërbimit farmaceutik në fundjavë, Urdhri i Farmacistëve kërkon rotacion për bizneset në qytetet e vogla

Nëse ndodhesh në qytete të vogla gjatë fundjavave apo ditëve të festave dhe të duhet të blesh një medikament në farmaci, nuk gjen asnjë të hapur. Kjo pasi shërbimi farmaceutik në vendin tonë është jopublik dhe farmacisti bën pushim.

Ata që banojnë në këto qytete e zgjidhin duke i trokitur në derën e shtëpisë farmacistit, në të kundërt duhet të presin ditën e hënë. Por a është kjo normale për një shërbim, ndonëse jopublik, por që lidhet me shëndetin?

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Me ligj, duhet që Ministria e Shëndetësisë të vendosë një rotacion. Nuk kemi gjetur mbështetjen e ministrave paraardhës. Presim ta diskutojmë me ministren e sapoemëruar”, shprehet Defrim Goma, President i Urdhrit të Farmacistëve.

Urdhri i Farmacistëve ka dakordësuar deri më tani me farmacistët në Librazhd, Bilisht dhe Përrenjas për ta ofruar këtë shërbim me rotacion.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përrenjasi rezulton të jetë qyteti që ka numrin më të vogël të farmacive, vetëm 4. Sipas ligjit, duhet që, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Urdhrin e Farmacistëve, bashkitë të ndjekin zbatimin e ligjit, në mënyrë që qytetarët të mund të kenë akses në barna edhe në ditët e pushimit apo gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button