KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
ELBASAN/ Momenti kur grabitësit e maskuar si policë largohen nga banesa, pronari dhe familjarët i ndjekin me vrap nëpër lagje

Pamjet tregojnë momentin kur autorët, të maskuar si efektivë policie, largohen me shpejtësi pasi grabitën një banesë në Elbasan.
Menjëherë pas ngjarjes, pronari i banesës dhe familjarët e tij dalin në ndjekje të grabitësve, duke vrapuar pas tyre nëpër rrugët e lagjes, në përpjekje për t’i kapur.
Gjatë largimit, autorët u ndoqën edhe nga një patrullë policie, por ndjekja nuk pati rezultat.
Sipas policisë, grabitësit braktisën automjetin me të cilin po udhëtonin dhe u larguan në drejtim të paditur. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.




