KRONIKËSTAR CHANNEL

200 mijë lekë për të shmangur gjobën, arrestohen dy policë të rinj, 20 dhe 23 vjeç – hynë në polici për t’u pasuruar?

Të rinj në moshë, por të përfshirë në një skandal korrupsioni. Dy punonjës policie, përkatësisht 20 dhe 23 vjeç, janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se i kanë marrë një qytetari 200 mijë lekë në këmbim të mosndëshkimit me gjobë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie, të dy me gradën inspektor, të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, dy punonjësit, të identifikuar me inicialet A. S., 20 vjeç, dhe Xh. F., 23 vjeç, dyshohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas AMP-së, hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dyshohet se efektivët i kanë kërkuar dhe marrë qytetarit shumën prej 20 mijë lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

AMP thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke deklaruar se do të reagojë ndaj çdo rasti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button