KRONIKËSTAR CHANNEL

Po pinte kafe në lokalin e tij, persona të maskuar dhunojnë me levë ish-drejtuesin e zjarrfikëses në Mallakastër

Ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar mëngjesin e sotëm në lokalin e tij në Ballsh, nga disa persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, teksa Aliaj ndodhej i vetëm në ambientet e lokalit.

Sipas dëshmisë së tij, ai sapo kishte përgatitur kafen për ta pirë, kur autorët e kanë goditur me levë nga pas, pa i thënë asnjë fjalë. Pas sulmit, personat e maskuar janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas dhunës, Aliaj është paraqitur vetë në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe në zonën e shpatullës. Për shkak të plagës në ballë, ka pasur nevojë për qepje.

Më pas, ish-drejtuesi i zjarrfikëses është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten për t’u sqaruar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button