KRONIKËSTAR CHANNEL

SHOKOHEN FAMILJARËT E VËLLEZËRVE BANAJ NË PATOS/ GJYKATA SHUAN DËNIMIN PËR VRASJEN E DYFISHTË, NËNA RIKUJTON TRAGJEDINË ME LOT NË SY

Familjarët e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos janë të indinjuar dhe të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Fierit për shuarjen e dënimit me 25 vite burg për Sokol Hoxhën, të dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në mars të vitit 1997.

Me lot në sy, nëna e dy viktimave rikujton momentet e tmerrit kur mori lajmin për vrasjen e djemve të saj. Njëri prej tyre ishte i martuar dhe la pas një fëmijë vetëm 20 muajsh, ndërsa tjetri sapo kishte mbushur 21 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për gati tri dekada, familjarët kanë pritur që autori të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Por vendimi i fundit, që i jep fund ekzekutimit të dënimit për shkak të parashkrimit, ka rikthyer dhimbjen e humbjes dhe ka shkaktuar indinjatë te familja dhe banorët e zonës.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Aurora Tusha, pas kërkesës së prokurores Malbora Dinaj, e cila argumentoi se kishin kaluar afatet ligjore për parashkrimin e dënimit penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 6 gusht, pas arrestimit në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”.

Megjithatë, vendimi për shuarjen e dënimit në Shqipëri nuk nënkupton lirimin e tij nga burgu. Sipas burimeve nga burgu i Fierit, Hoxha vijon të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur në Bruksel në vitin 1997.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button