KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT NË AKSIN FIER–LUSHNJË, PLAGOSEN DY PERSONA

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të dëmtuar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, 46-vjeçari E. B., banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, H. Sh., 33 vjeç. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.




