KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë, fuoristrada fluturon mbi barrierat dhe përfundon 5 metra poshtë urës, plagoset një çift bashkëshortësh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 të së enjtes, në autostradën Fier-Lushnjë, në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga pasi është përplasur me barrierat metalike të sigurisë, duke i kapërcyer ato dhe përfunduar në kanalin poshtë urës, në një thellësi prej rreth 5 metrash.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për nxjerrjen e personave nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, në bashkëpunim me stafin mjekësor të ambulancës. Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh, të cilët mbetën të bllokuar pas aksidentit.

Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të shumta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Dyshohet se drejtuesi nuk ka mundur të kryejë manovrën në rrethrrotullim, duke përfunduar jashtë rrugës.

Pritet që ekspertiza e Policisë Rrugore të përcaktojë shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për viktima, ndërsa të dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur.

Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet një pikë problematike për sigurinë rrugore, ku edhe në të kaluarën janë regjistruar aksidente të rënda, përfshirë edhe ngjarje me pasoja fatale.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button