Sokol Guga rikthen në Shqipëri Miss Albania ’94, Monika Zguron, për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë 2026”

“Krishtlindje në Tiranë 2026” rikthehet me edicionin e tij të 12-të më 24 dhjetor, duke sjellë një mbrëmje festive të mbushur me muzikë, emocione dhe surpriza.
Producenti Sokol Guga sjell në Shqipëri Monika Zguron, Miss Albania ’94, e cila do të jetë një nga figurat kryesore të këtij edicioni të spektaklit tradicional të Krishtlindjes.
Në këtë mbrëmje të veçantë, Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë spektaklin, duke shoqëruar publikun në një festë ku muzika, argëtimi dhe mesazhet e dashurisë e solidaritetit do të jenë në qendër të vëmendjes.
Edicioni i 12-të i “Krishtlindje në Tiranë” vjen si një tjetër kapitull në rrugëtimin e këtij projekti, i cili synon të përcjellë te publiku magjinë e festave të fundvitit dhe vlerat që i japin kuptim kësaj periudhe: familjen, miqësinë, mirënjohjen, bujarinë dhe shpresën.
Krishtlindja është më shumë se një festë. Ajo është një moment bashkimi, gëzimi dhe solidariteti, një mundësi për të ndarë emocione me njerëzit e dashur dhe për të përcjellë mesazhe pozitive.
Pikërisht këtë frymë synon të sjellë edhe “Krishtlindje në Tiranë 2026”, duke e kthyer mbrëmjen e 24 dhjetorit në një takim të veçantë me muzikën, emocionet dhe magjinë e Krishtlindjes.






