AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ Ujësjellësi rikthen kërkesën për rritjen e çmimit të ujit, pas kundërshtimit nga Këshilli Bashkiak

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka paraqitur sërish kërkesën për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve. Kërkesa, e depozituar më 9 shtator 2026, është përfshirë në rendin e ditës për diskutim në mbledhjen e këtij muaji të Këshillit Bashkiak Fier.

Propozimi rikthehet në shqyrtim pasi kërkesa e mëparshme është kundërshtuar nga Këshilli Bashkiak, ku janë ngritur pikëpyetje lidhur me kostot e operimit, humbjet e ujit në rrjet dhe shpenzimet e shoqërisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në shkresën drejtuar kryetarit të Këshillit Bashkiak, Melsi Bogdani, shoqëria kërkon shqyrtimin dhe miratimin e tarifave të reja, duke argumentuar se rritja lidhet me situatën financiare dhe kostot e ofrimit të shërbimeve.

Debati për rritjen e çmimit të ujit është shoqëruar më herët me kundërshtime edhe gjatë dëgjesës publike. Këshilltari i Socialdemokratëve, Kreshnik Dapi, në emër të Kryesisë së Këshillit Bashkiak, kërkoi që drejtuesit e shoqërisë të japin shpjegime për kostot e operimit, shpenzimet e energjisë elektrike dhe të personelit, si dhe për humbjet e ujit në rrjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave të paraqitura gjatë asaj dëgjese, kostoja direkte e operimit arrinte në 139,7 lekë për metër kub, ndërsa tarifa për abonentët familjarë ishte 60 lekë për metër kub. Gjithashtu, 55–60% e ujit rezultonte i pafaturuar.

Pavarësisht kundërshtimeve të mëparshme, kërkesa e re rikthen në diskutim mundësinë e rritjes së tarifave për abonentët familjarë dhe kategoritë e tjera.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura vlerat e reja të propozuara. Mbetet për t’u parë nëse Këshilli Bashkiak Fier do ta miratojë kërkesën apo do të kërkojë sqarime të mëtejshme nga drejtuesit e shoqërisë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button