KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhimbje e madhe!/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare “Lea” e Alban Skënderajt

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e këngëtares, e cila prej kohësh po përballej me një tumor në tru. Rinesa njihet gjithashtu dhe për pjesëmarrjen e saj si imazh në klipin e këngës “Lea”, e Alban Skënderajt.

Pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve mjekësore, artistja e re nuk arriti ta mposhtte sëmundjen.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, më herët ishte organizuar edhe një aktivitet bamirësie për mbledhjen e fondeve, me qëllim përballimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka ndarë motra e këngëtares përmes një mesazhi emocionues, ku i ka dhënë lamtumirën e fundit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Rinesancë ishte e përqendruar kryesisht në muzikën hip-hop dhe rap, duke u dalluar për tekstet personale dhe mënyrën shprehëse me të cilën përcillte përjetimet e saj përmes muzikës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në dhjetor të vitit 2025, ajo kishte publikuar albumin me 12 këngë, të titulluar “Muzikë Mbijetese”, një nga projektet e saj të fundit muzikore.

Artistja u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë pas krijimtarinë e saj muzikore dhe kujtimet te familjarët e njerëzit që e kanë ndjekur gjatë rrugëtimit artistik.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button