KRONIKËSTAR CHANNEL

13 TË LËNDUAR PAS PROTESTËS NË TIRANË, MES TYRE PROTESTUES, POLICË DHE PËRFAQËSUES TË MEDIAS

Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së zhvilluar sot. Të dhënat paraprake janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Njëri prej protestuesve, i cili ka pësuar dëmtime në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga personat e paraqitur në këtë spital, 5 kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor. Sipas ministrisë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor dy efektivë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime në sy. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës.

Sipas bilancit paraprak të autoriteteve shëndetësore, në total janë raportuar 13 persona të lënduar pas protestës së sotme, mes tyre protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Informacioni mbështetet në të dhënat paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të publikuara nga News 24.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button