AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vëllai i 28-vjeçarit për Klan News: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

25 tetor 2026- Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në protestën e djeshme, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të riut, i cili u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar në Itali.

Në një intervistë ekskluzive për Klan News, Emiljan Vishkulli u shpreh se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai bëri të ditur se Erjoni pritet t’i nënshtrohet operacionit të dytë ditën e nesërme, me shpresën që ndërhyrja të ketë rezultate pozitive.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë  përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.

Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button