KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENT ME VD*KJE NË AKSIN BERAT-DIMAL, MAKINA PËRPLAS BIÇIKLETËN, HUMB JETËN 63-VJEÇARI

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje një 63-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. S., i cili po lëvizte me biçikletë.
Gjatë përplasjes është dëmtuar edhe një këmbësore, 63 vjeçe, e identifikuar me inicialet Dh. A. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen.




