POLITIKËSTAR CHANNEL

Zgjedhjet vendore/ Presidenca cakton datën 9 maj 2027, zbardhen konsultimet me partitë politike

Shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 9 Maj 2027 për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Kjo datë është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj këtë të premte,  pas konsultimeve me disa parti politike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nuk morën pjesë partitë e opozitës.

Subjektet e përfshira në konsultë thuhet në njoftimin e presidencës  u treguan të hapur për secilën zgjidhje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Komisioneri  Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin me presidentin javën e shkuar,  sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit gjithashtu parapëlqeu këtë datë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Data 9 maj 2027 thotë presidenca nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj,  fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik.

Kërkon nga palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Njoftimi:

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.
Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.
Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.
Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.
Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button