KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr i përmasave të mëdha gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet për afro 30 minuta energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë natës në Gjirokastër, duke përfshirë magazinat që ndodhen në ambientet e ish-NPA-së.

Flakët kanë qenë intensive, ndërsa si pasojë e zjarrit është ndërprerë energjia elektrike në rreth gjysmën e qytetit për afro 30 minuta. Furnizimi me energji është rikthyer më pas normalisht.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje mbërritë forcat zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll të flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e ndezjes së tij mbeten ende të paqarta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button