AKTUALITETSTAR CHANNEL

ELKOS ETC Fier garanton furnizim të pavarur nga Kosova, AKU: Produktet e kontrolluara kanë rezultuar të sigurta për konsumatorët

Asgjësimi i mbi 21 mijë kilogramëve mish pule nga kompania ELKOS, me kërkesë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka ngritur pikëpyetje lidhur me sigurinë ushqimore dhe mundësinë që produkte të tilla të kenë mbërritur edhe në tregun shqiptar.

Për të sqaruar situatën dhe për të verifikuar nëse kjo problematikë kishte lidhje me subjektin që operon në Fier, FIERIWEB iu drejtua me kërkesë zyrtare për informacion Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si dhe kontaktoi drejtpërdrejt ELKOS ETC në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në përgjigjen zyrtare, Drejtoria Rajonale e AKU-së në Fier bën me dije se nuk ka kryer inspektime pranë subjektit ELKOS në Fier lidhur me problematikën e konstatuar nga autoritetet kosovare.

Sipas AKU-së, kontrollet e ushtruara në këtë subjekt janë realizuar në bazë të planit me bazë risku, monitorimeve dhe rasteve specifike, por jo në zbatim të konstatimeve të ardhura nga AUV Kosova.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Institucioni thekson se gjatë inspektimeve nuk janë konstatuar produkte mishi të mykura, të dëmtuara apo të papërshtatshme për konsum njerëzor. Gjithashtu, mostrat e produkteve dhe nënprodukteve të mishit të marra pranë subjektit janë analizuar në laboratorin rajonal të Fierit dhe në laboratorin e ISUV-it, ku kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi.

Një tjetër element i rëndësishëm i përgjigjes së AKU-së lidhet me origjinën e furnizimit. Sipas institucionit, ELKOS SHPK Fier nuk furnizohet nga ELKOS në Kosovë, por vetëm nga firma të licencuara që operojnë brenda territorit të Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Edhe kompania ELKOS ETC në Fier ka konfirmuar të njëjtin informacion për FIERIWEB.

Të kontaktuar nga redaksia jonë, përfaqësuesit e kompanisë janë shprehur: “ETC në Fier nuk bën furnizime nga ELKOS SHPK në Kosovë. Furnizohet nga furnitorë vendas brenda territorit të Shqipërisë”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Ndërkohë, AKU Fier sqaron se ndaj subjektit nuk është urdhëruar tërheqja nga tregu apo asgjësimi i produkteve të mishit, pasi gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar problematika. Institucioni shton se nuk ka pasur as ankesa apo njoftime nga konsumatorët e Fierit lidhur me cilësinë dhe sigurinë e produkteve të tregtuara nga ky subjekt.

Në përfundim, si AKU Fier, ashtu edhe ELKOS ETC Fier konfirmojnë se subjekti që operon në Fier ka zinxhir furnizimi të pavarur nga kompania në Kosovë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

FIERIWEB do të vijojë të ndjekë çështje në interes të informimit të publikut dhe transparencës për sigurinë ushqimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button