BOTASTAR CHANNEL

Shpë*thim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një mjeti piroteknik ka lënë të plagosur 10 nxënës, pesë prej të cilëve janë transportuar në spital.

Ngjarja ndodhi të martën, më 3 nëntor, rreth orës 09:40, në zonën Osterfeld. Sipas hetimeve paraprake, një grup nxënësish dyshohet se kanë hedhur një fishekzjarr në dhomën e zhveshjes së palestrës, ku në atë moment ndodheshin 12 nxënës të klasës së pestë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e shpërthimit, 10 fëmijë mbetën të lënduar. Pesë prej tyre, të moshës 10 dhe 11 vjeç, u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, pasi shfaqën dhimbje koke dhe shqetësime në veshë.

Policia bëri të ditur se personat që dyshohet se janë përfshirë në incident janë identifikuar në vendngjarje. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë publike moshat e tyre apo emrin e shkollës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vijojnë nga Departamenti i Hetimit të Krimeve 12.

Një tjetër incident i ngjashëm pak ditë më parë

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja në Oberhausen vjen vetëm katër ditë pas një incidenti të ngjashëm në një shkollë në qytetin Neuwied të Gjermanisë.

Edhe atje, një fishekzjarr shpërtheu në tualetin e djemve gjatë pushimit mes orëve të mësimit, duke shkaktuar dëmtime të lehta në dëgjim te tetë nxënës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Dy incidentet e ndodhura brenda pak ditësh kanë ngritur shqetësime për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambientet shkollore dhe rrezikun që ato paraqesin për sigurinë e fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button