POLITIKËSTAR CHANNEL
ZYRTARIZOHEN KANDIDATËT PËR KREUN E PD-së NË FIER, MË 7 NËNTOR ZHVILLOHEN ZGJEDHJET

Janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier.
Në garë për drejtimin e PD-së Fier janë Ardian Ferro, Enkeleda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet më 7 nëntor 2026, kur anëtarët e Partisë Demokratike në Fier do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës.
Gara pritet të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të strukturave të PD-së në Fier.





