KRONIKËSTAR CHANNEL
AKSIDENTI ME VDEKJE NË LEVAN/ ARRESTOHEN DY DREJTUESIT E AUTOMJETEVE, 72-VJEÇARI U GODIT NGA DY MAKINA
Dy drejtues automjetesh janë arrestuar nga Policia e Fierit pas aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Levan–Vlorë, ku humbi jetën një 72-vjeçar.
Sipas policisë, 58-vjeçari A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka goditur fillimisht me pasqyrën e mjetit këmbësorin, 72-vjeçarin B. Sh., banues në fshatin Levan.
Pas goditjes, i moshuari është rrëzuar në rrugë dhe më pas është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga 29-vjeçari E. I. Ky i fundit është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka ndërruar jetë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar të dy drejtuesit e automjeteve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




