KRONIKËSTAR CHANNEL
Humb jetën punonjësi i OSHEE-së, dyshohet se u godit nga rryma elektrike gjatë punës

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Kocul të Selenicës, ku një punonjës i OSHEE-së, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në ambientet e nënstacionit elektrik, ku punonjësi me inicialet A. P. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




