“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi: U fsheha këtu, ish-partneren e godita me sëpatë sepse…

Policia greke ka arrestuar shqiptarin Nikolin Pali, pasi akuzohet për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurin e saj në Greqi.
Por ndërsa është marrë në pyetje, ai ka pranuar se ka kryer edhe dy vrasje në Shqipëri, e më pas është arratisur në Greqi për t’u fshehur.
Atje ai është fshehur duke përdorur një identitet të rremë, ndërsa në vitin 2020 vrau me sëpatë ish-të dashurën e tij dhe të dashurin e saj, pasi i kishte parë bashkë.
43-vjeçari Nikolin Pali, i cili dyshohet se udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara, u arrestua në Patisia, ndërsa policia po heton informacionet se ai po përgatiste një vrasje të re. Sipas burimeve policore, Pali është një vrasës me pagesë dhe vrasës serial dhe pjesëmarrja e tij në krimet midis vrasjes së dyfishtë dhe arrestimit të tij sot është duke u hetuar tashmë.
Ai ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë dhe udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara. Arrestimi i tij u bë pas një operacioni të koordinuar dhe bastisjes së policisë në apartament. Ai ishte i armatosur rëndë, por nuk pati kohë të përdorte as pistoletën që policia gjeti dhe as dy granatat e dorës.
Autoritetet e kishin kërkuar atë për disa vite në Athinë, Mykonos si dhe në Shqipëri.




