AKTUALITETSTAR CHANNEL
Erion Veliaj drejt një tjetër operacioni në këmbë, mjekët e rekomandojnë pas ekzaminimit në Fier

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.
Pas një ekzaminimi të kryer sot në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e një operacioni tjetër.
Dyshimet për përkeqësimin e gjendjes së këmbës lidhen me vonesat në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore dhe moslejimin e Veliajt për t’u kontrolluar në kohën e duhur, në spitalin që kishte kërkuar. Këto rrethana ngrihen si shkak i mundshëm i agravimit të dëmtimit.




