KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
AKSIDENT NË FIER-LIBOFSHË, AUTOBOTI I QUMËSHTIT PËRPLASET ME MOTORRIN, PLAGOSET DREJTUESI

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.
Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të tij.
Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit.




