KRONIKËSTAR CHANNEL

Grabitja e bankës në Komunën e Parisit, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së ndodhur pak ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Gjatë grabitjes, autori arriti të marrë rreth 60 mijë euro nga banka. Pas hetimeve dhe veprimeve policore, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 50-vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me akuzat përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button