KRONIKËSTAR CHANNEL
SPAK KËRKON 2 VITE BURG PËR KRYEBASHKIAKUN E SHKODRËS, BENET BECIN

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
Ai akuzohet për favorizimin e një kompanie private në një procedurë prokurimi publik me vlerë rreth 700 mijë euro.
Sipas akuzës, shkeljet e dyshuara lidhen me periudhën kur Benet Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), përpara se të merrte detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës.




