AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve për muzeun hebraik në Vlorë, seanca e radhës më 18 janar 2027

Dhjetëra qytetarë nga Vlora kanë udhëtuar sot drejt Lushnjës, ku është zhvilluar seanca gjyqësore në themel për çështjen e ndërtimit të muzeut hebraik në qytetin bregdetar.

Një muaj më parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë vendosi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik, pas denoncimit të grupit iniciator që kundërshton projektin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë seancës së sotme, gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë të pranishme në sallën e gjyqit.

Qytetarë nga Vlora dhe Lushnja, të pranishëm në mbështetje të nismës kundërshtuese, u shprehën kundër ndërtimit të muzeut hebraik mbi ambientet e muzeut “Labëria”. Sipas tyre, projekti cenon historinë dhe trashëgiminë kombëtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas dëgjimit të palëve, trupa gjykuese ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin e punimeve për muzeun hebraik. Vendimi është pritur me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët e kanë konsideruar si një fitore të kauzës së tyre.

Ndërkohë, Mjaftore Nazëraj ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme palët ndërgjyqëse janë njohur me njëra-tjetrën. Në seancën e radhës, e cila është caktuar për datën 18 janar 2027, pritet të verifikohet legjitimiteti i 18 paditësve. Kjo kërkesë është paraqitur nga pala e paditur, konkretisht Bashkia Vlorë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Avokati Sazan Guri është shprehur se grupi iniciator nuk do të tërhiqet nga kërkesa për anulimin e punimeve, duke theksuar se beteja ligjore për këtë çështje do të vijojë.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, qytetarët e pranishëm kanë kënduar këngë patriotike, duke shprehur qëndrimin e tyre kundër projektit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button