AKTUALITETSTAR CHANNEL

Veliaj kërkon hetim parlamentar për transferimin në burgun e Fierit dhe kushtet e paraburgimit

Veliaj kërkon hetim parlamentar për transferimin në Fier dhe kushtet e paraburgimit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për pretendimet e tij lidhur me ndërhyrjet dhe kërcënimet që, sipas tij, janë ushtruar nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Në reagimin e tij, Veliaj pretendon se transferimi nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, si dhe kushtet e qëndrimit në paraburgim, janë përdorur si instrumente presioni për ta detyruar të pranonte organizimin e protestave në Tiranë dhe të jepte dorëheqjen nga mandati i kryebashkiakut.


Sot i jam drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet që kam deklaruar se janë ushtruar ndaj meje nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"


Kam kërkuar të hetohet nëse transferimi im nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për të më detyruar të pranoj organizimin e protestave në Tiranë dhe të jap dorëheqjen nga mandati që më kanë besuar qytetarët e kryeqytetit.


Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”


Kërkesën ia kam drejtuar shumicës parlamentare të partisë sime, sepse kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari.
Kam vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe kam kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button