POLITIKËSTAR CHANNEL

Ministri Hoxha në Budapest, takim me zv. kryeministren: Përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Anita Orban: Hungaria përkrahje të vazhdueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán.

Duke u ndalur në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e fortë të Hungarisë, si dhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë”, deklaroi Hoxha.

“Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së”, deklaroi Anita Orban.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ministri u ndal edhe në forcimin e karakterit ekonomik të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

“Ramë dakord se sfida e radhës është t’u japim këtyre marrëdhënieve edhe më shumë përmbajtje ekonomike dhe njerëzore: më shumë tregti dhe investime, lidhje më të forta energjetike, më shumë turizëm dhe bashkëpunim më të thellë në arsim dhe kulturë. Bizneset hungareze kanë tashmë një prani të rëndësishme në Shqipëri, por potenciali për të bërë më shumë është i konsiderueshëm”, tha Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ministri shtoi se “është përgjegjësia jonë të ndërtojmë më shumë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona”. Hoxha dhe Orban shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë rajonale dhe evropiane.

Në fokus të takimit ishte edhe siguria energjetike dhe rëndësia e unitetit të Aleancës së NATO-s në një kohë kur Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button