AKTUALITET

Hita në Akademinë e Policisë në Romë: Bashkëpunim me Italinë për formimin e policëve shqiptarë

Romë, Itali – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë vizitës zyrtare në Itali, ka zhvilluar një takim në Akademinë e Policisë italiane, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe formimit profesional të punonjësve të policisë.

Hita, i shoqëruar nga delegacioni shqiptar, u prit nga drejtori i Akademisë së Policisë italiane, Mario Viola.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë takimit, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se arsimimi dhe formimi profesional janë baza për ndërtimin e një policie moderne dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

“Zhvillimi i Akademisë së Sigurisë është një nga prioritetet e mia”, u shpreh Hita, duke nënvizuar synimin për zgjerimin e bashkëpunimit përmes programeve të përbashkëta akademike, shkëmbimit të pedagogëve dhe ekspertëve, si dhe trajnimeve të specializuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga ana e tij, drejtori i Akademisë së Policisë italiane, Mario Viola, vlerësoi progresin e Akademisë së Sigurisë shqiptare dhe rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për zhvillimin e saj, përmes literaturës, trajnimeve dhe programeve akademike, përfshirë programin Master.

Ndërsa rektori i Akademisë së Sigurisë, Prof. Ilirjan Mandro, vlerësoi kontributin e palës italiane dhe rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në programin Master “Hetimi i Krimit”, shkëmbimin e lektorëve dhe përvojave në fushën e policimit në komunitet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bashkëpunimi mes dy institucioneve synon rritjen e profesionalizmit të punonjësve të policisë shqiptare dhe përafrimin e standardeve të formimit policor me ato evropiane.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button