KRONIKËVIDEO

Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier, drejtori i Spitalit të Fierit u mor në pyetje për më shumë se 4 orë nga prokurorët

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier, pas marrjes në pyetje për më shumë se 4 orë nga prokurorët.

Voja u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas dyshimeve të hetimit, prona me status shtetëror është kaluar në pronësi private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Në të njëjtën dosje janë arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu. Ndërkohë, për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, së bashku me ndalimin e daljes jashtë vendit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Arben Voja ka drejtuar më herët edhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Fier. Ai është përballur edhe më parë me kallëzime dhe hetime për dyshime mbi shkelje gjatë ushtrimit të detyrave publike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button