POLITIKË

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm, në 2028-ën…

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027.

Gjatë një deklarate në Dublin, Rama u shpreh se nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për datën e takimit të ardhshëm, por garantoi se nëse samiti do të mbahet në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e samitit të NATO-s. Çështja është që nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurtë jo në 2027. Në 2028 nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe kjo s’ka asnjë dyshim dhe gjithçka që thuhet pastaj rreth kësaj, janë të gjitha gjepura.

A ndihem i frustruar? Po pse duhet të jem i frustruar? Jam shumë i kënaqur, i nderuar dhe i privilegjuar që jam pjesë dhe nuk ka të bëjë fare me të qenit i dëshpëruar. Sigurisht që Bashkimi Europian është qendra e rëndesës së këtij kontinenti dhe është gjëja më normale”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kjo deklaratë e kryeministrit është bërë jehonë dhe nga Reuters, e cila ka shkruar se “NATO nuk do të mbajë një samit në Shqipëri vitin e ardhshëm pavarësisht planeve të mëparshme për ta bërë këtë”.

NATO ka qenë duke shqyrtuar përfundimin e praktikës së saj të fundit të mbajtjes së samiteve vjetore, një veprim që mund të shmangë një takim potencialisht të tensionuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më vonë gjatë mandatit të tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një zyrtar i NATO-s tha të enjten se “samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, një vendim për datën ende nuk është marrë”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button