KRONIKË

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, brenda udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.

Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, çka ka bërë që drejtuesja të mos dallojë kthesën dhe të vijojë drejt.

Fatmirësisht, shpejtësia brenda normave të lejuara ka ndikuar që aksidenti të mos ketë pasoja më të rënda, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit. Kjo kthesë bëhet sërish objekt shqetësimi për drejtuesit e mjeteve, ndërsa mungesa e ndriçimit dyshohet si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në aksident.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button