KRONIKËVIDEO

SEANCË MARATONË NË GJYKATËN E FIERIT, PREJ 7 ORËSH SHQYRTOHEN PROVAT PËR ISH-DREJTORIN E KADASTRËS, ARBEN VOJA DHE TË DYSHUARIT E TJERË

Prej më shumë se 7 orësh vijon seanca në Gjykatën e Fierit, ku gjyqtari Noel Veizi po shqyrton provat për caktimin e masave të sigurisë ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Fierit, Arben Voja, ish-kryetarit të Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, noteres Anila Haxhiu dhe një specialisti të Kadastrës.

Dy ditë më parë, i njëjti gjyqtar miratoi kërkesën e Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për katër zyrtarët, ndërsa për një specialist u vendos masa “Arrest në shtëpi”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hetimet lidhen me aferën e tjetërsimit të 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, prona është përfituar nëpërmjet mashtrimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, me qëllim shitjen e mëvonshme të saj për instalimin e paneleve diellore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button