BOTA

Dy shtetase shqiptare dëbohen nga Italia, njëra prej tyre e dënuar më parë për grabitje

Dy shtetase shqiptare, 45 dhe 39 vjeçe, janë dëbuar nga Italia dhe janë riatdhesuar në Shqipëri me një fluturim nga aeroporti i Orio al Serios në Bergamo, pas konstatimit të qëndrimit të parregullt në territorin italian.

Ngjarja është regjistruar të shtunën, kur dy gratë u denoncuan nga Policia Bashkiake e Monticelli d’Ongina për veprën penale të përvetësimit të sendeve të vjedhura, pas një kontrolli të ushtruar në atë zonë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se të dyja shtetaset shqiptare nuk kishin dokumentacion të rregullt për qëndrimin në Itali. Për këtë arsye, ato u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, ku nisi procedura për dëbimin nga territori italian.

Meqenëse dispononin pasaporta të vlefshme, autoritetet vendosën mbajtjen e dokumenteve të udhëtimit për të mundësuar riatdhesimin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave të policisë, 45-vjeçarja rezultonte e dënuar më parë për grabitje pa përdorim dhune të drejtpërdrejtë, ndërsa 39-vjeçarja kishte pasur edhe më herët një urdhër dëbimi nga Italia.

Procedurat u përmbyllën me shoqërimin e dy grave drejt aeroportit të Orio al Serios në Bergamo, ku pasditen e sotme, në orën 18:00, ato u nisën me avion drejt Tiranës. Operacioni u krye nga efektivët e specializuar të Drejtorisë së Policisë së qytetit, nëpërmjet Zyrës së Emigracionit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet italiane vijojnë kontrollet dhe procedurat për identifikimin dhe largimin nga territori i vendit të shtetasve të huaj që qëndrojnë në mënyrë të parregullt.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button