
Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi në dy subjektet që administronin janë gjetur lëndë narkotike dhe armë të ftohta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në berberhanen e 44-vjeçarit dhe në banesën e tij u gjetën sasi dhe doza të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti.
Ndërkohë, në servisin e automjeteve që administronte vëllai i tij, 40-vjeçari F. T., u gjetën dhe sekuestruan dy mjete prerëse (thika).
Në përfundim të veprimeve policore, L. T., 44 vjeç, u arrestua, ndërsa ndaj vëllait të tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.




