NEDA BALLUKU PREJ 1 VITI PA PËRQAFUAR DJEMTË E SAJ, OGRAN BALLUKU: AJO KA DËSHTUAR SI NËNË

Një histori e dhimbshme familjare është bërë objekt denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Neda Balluku pretendon se prej më shumë se një viti nuk arrin të takojë dy djemtë e saj të mitur, pavarësisht një vendimi gjykate që përcakton të drejtën e takimeve.
Ajo akuzon Zyrën Përmbarimore Vendore të Tiranës për moszbatimin e vendimit dhe pretendon se është gjobitur padrejtësisht, ndërkohë që thotë se ka zbatuar vullnetarisht vendimin për takimet e babait me vajzën e vogël.
Në investigimin e “Fiks Fare” publikohen dokumente, komunikime dhe pamje filmike që lidhen me procesin përmbarimor, si dhe dy vlerësime psikologjike me përfundime të ndryshme për marrëdhënien e fëmijëve me prindërit.
Nga ana tjetër, babai, Ogren Balluku, kundërshton pretendimet e ish-partneres për alienim prindëror dhe shprehet se publikimi i çështjes në media po ndikon negativisht te fëmijët.
Gjatë prononcimit për gazetarët, Ogren Balluku është shprehur se Neda ka dështuar si nënë.
Ndërkohë, çështja ngre pikëpyetje mbi zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe përgjegjësinë e institucioneve për përmbushjen e tyre.
Në qendër të kësaj përplasjeje mbeten tre fëmijë të mitur, të cilët kanë nevojë për praninë dhe kujdesin e të dy prindërve.
Pse nuk po zbatohet vendimi i gjykatës dhe kush mban përgjegjësi për këtë situatë?




