KRONIKË

SPAK regjistron procedim penal ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit, në fokus pasuria dhe transaksionet financiare

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi që lidhet me deputeten socialiste Elisa Spiropali dhe familjarët e saj. Në fokus të hetimeve janë dyshimet për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe transaksione financiare të dyshimta.

Sipas burimeve, referimi në SPAK përfshin një sërë dyshimesh për vepra penale, mes tyre deklarim të rremë ose mosdeklarim të pasurisë, fshehje të saj, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të deputetes, Salarjon Totaj, si dhe të motrës së tij.

Në listën e personave për të cilët kërkohet verifikimi janë gjithsej pesë emra. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e kallëzimit, transaksionet financiare apo verifikimet konkrete që pritet të kryhen nga organi i akuzës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

SPAK pritet të verifikojë pretendimet e ngritura në kallëzim, ndërsa regjistrimi i procedimit penal nuk nënkupton fajësi për personat e përmendur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button