KRONIKË
Aksident në aksin Fier–Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, ku drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy ambulanca, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit dhe për të kryer veprimet përkatëse.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.




