KRONIKË
FIER/ Dalin pamjet e makinës së autorëve para banesës së viktimave!

Kamerat e sigurisë kanë filmuar automjetin tip “Volvo”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.
Në pamje shfaqet automjeti i parkuar pranë banesës së viktimave, në lagjen “1 Maji”.
Pamjet pritet të jenë pjesë e rëndësishme e hetimeve për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.




