ULET SËRISH ÇMIMI I KARBURANTEVE, BORDI I TRANSPARENCËS UL ME 6 LEKË NAFTËN

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta do të kushtojë 195 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte deri më tani, duke pësuar një ulje prej 6 lekësh.
Edhe benzina ka pësuar një ulje, por me 1 lek, duke zbritur nga 160 në 159 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit do të jetë 69 lekë për litër, nga 71 lekë që ishte më parë.
Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 24 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme.
Çmimet e reja të karburanteve:
- Nafta: 195 lekë/litër (ulje me 6 lekë)
- Benzina: 159 lekë/litër (ulje me 1 lek)
- Gazi: 69 lekë/litër (ulje me 2 lekë)
Gjithashtu, Bordi ka përcaktuar çmimin e naftës për aktivitetin e peshkimit në 99 lekë për litër.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.




