KRONIKË

Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet sek*ualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane. Arrestohen dy persona, njëri në Fier.

Dy persona janë arrestuar nga policia, njëri në Tiranë dhe tjetri në Fier, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e të miturve dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur. Bëhet fjalë për një vajzë 13-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e saj në Shkodër dhe u gjet pas disa ditësh kërkimesh në Tiranë.

Rasti u bë objekt hetimi pas kallëzimit të familjarëve të vajzës për largimin e saj nga banesa. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, nisën kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Operacioni u shtri në disa qytete, me përfshirjen e Drejtorive Vendore të Policisë Shkodër, Tiranë dhe Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u lokalizua dhe u gjet në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vijim të hetimeve, policia ndaloi 46-vjeçarin A. Q., banues në Tiranë, ndërsa në Fier u ndalua 49-vjeçari E. V., banues në këtë qytet.

Sipas policisë, të dy personat dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjykata ka caktuar ndaj të dyshuarve masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button