BOTA

Grabitën rezidencën e Princit William dhe Kate në Angli, publikohen fotot e dy shqiptarëve të akuzuar, çfarë vodhën dhe si u kapën në pyll

Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur të mërkurën në një gjykatë në Britaninë e Madhe, të akuzuar për hyrje të paligjshme në rezidencën në fshat të Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, nga ku pretendohet se janë vjedhur gjashtë palë mansheta dhe një orë.

Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, dolën përpara Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ku u përballën me akuza për grabitje dhe hyrje pa autorizim në një zonë të mbrojtur, shkruajnë mediat e huaja. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të hënën në Anmer Hall, rezidenca që ndodhet në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk, në lindje të Anglisë. Sipas prokurorisë, dy të pandehurit dhe një person i tretë, i cili ende nuk është arrestuar, aktivizuan sensorët e lëvizjes jashtë rezidencës pak para orës 18:00.

Prokurori John Cooper deklaroi në gjykatë se të dyshuarit kishin përdorur një tub kullimi për t’u ngjitur në ndërtesë dhe për të hyrë në dhomën e zhveshjes së rezidencës. Prej aty, ata dyshohet se morën një orë dhe gjashtë palë mansheta, mes të cilave edhe një palë që gjyqtari Matthew Bone i përshkroi si mansheta të Dukës së Edinburgut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Arilen Ndoci

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas vjedhjes, të dyshuarit tentuan të largoheshin nga prona, por u zbuluan falë ndihmës së një punonjësi të pasurisë mbretërore Sandringham. Sipas prokurorit, punonjësi po kryente patrullimin në zonë dhe përdorte një pajisje termike për të identifikuar lëvizjet në errësirë.

Dy shqiptarët u gjetën në një zonë pyjore pranë rezidencës, rreth orës 19:15 të së hënës. Në momentin e kapjes, ata nuk kishin këpucë në këmbë. Pas arrestimit, Doku dhe Ndoci u mbajtën në paraburgim.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Seanca e radhës është shtyrë për javën e ardhshme, në mënyrë që prokuroria të marrë autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm britanik lidhur me akuzën e hyrjes pa leje në një zonë të mbrojtur. Asnjëri prej të pandehurve nuk u pyet të deklarohej fajtor ose i pafajshëm gjatë seancës së së mërkurës.

Anmer Hall është një rezidencë me 10 dhoma gjumi, të cilën Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II ua dhuroi Princit William dhe Kate në vitin 2011, me rastin e martesës së tyre. Çifti mbretëror e përdor pronën për pushime dhe qëndrime të shkurtra larg angazhimeve zyrtare. Në momentin e ngjarjes së pretenduar, rezidenca nuk kishte asnjë banor brenda.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Një zëdhënës i Princit William ka deklaruar më herët se familja mbretërore nuk komenton çështje që lidhen me sigurinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button