AKTUALITET

Plarent Ndreca denoncon sërish pengesën për të takuar Erion Veliajn në burgun e Fierit: Po shkelet ligji dhe Kushtetuta

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar sërish përmes një deklarate publike, duke denoncuar moslejimin e tij për të hyrë në burgun e Fierit për të takuar klientin e tij, Erion Veliajn.

Ndreca thotë se prej orës 16:50 ndodhet në pritje, por nuk po i lejohet zhvillimi i takimit me Veliajn. Ai i referohet ligjit për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve, si dhe ligjit për profesionin e avokatit, të cilët, sipas tij, garantojnë të drejtën e takimit me klientin në çdo kohë dhe pa autorizim të posaçëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Avokati e ka cilësuar situatën si një shkelje të përsëritur të ligjit dhe Kushtetutës, duke drejtuar akuza ndaj drejtuesit të burgut të Fierit.

Në reagimin e tij, Ndreca u ka bërë thirrje publike Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes dhe Prokurorisë së Fierit që të ndërhyjnë menjëherë për të zgjidhur situatën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button