KRONIKË
Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari, makina përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.
Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në Samaticë. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se shkaqet mund të kenë qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.




