KRONIKËLAJME NGA FIERI

AKU bllokon mbi 2 tonë produkte mishi në Fier, gjobit me 1 milion lekë subjektin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 2.089 kilogramë produkte mishi në një subjekt të përpunimit të mishit në Fier, pas konstatimit të shkeljeve të kushteve higjieno-sanitare dhe të sigurisë ushqimore.

Gjatë kontrollit, inspektorët konstatuan mungesa në kushtet e ruajtjes së produkteve, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë për periudhën tetor-nëntor, si dhe moszbatim të plotë të sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për shkeljet e konstatuara, biznesi në pronësi të R. Saulit është gjobitur me 1 milion lekë, ndërsa është vendosur bllokimi për asgjësim i produkteve të mëposhtme:

1.629 kg produkt “gjiro”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

100 kg dhjamë derri

360 kg kimë mishi pule

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kontrolli u krye nga AKU Fier në bashkëpunim me strukturën e Krimit Ekonomik, pas informacionit të përcjellë nga Prokuroria. Gjithashtu, një pjesë e aktivitetit të subjektit është ndërprerë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button