AKTUALITETMOTI

FIERI DHE JUGU I VENDIT NËN SHI, PARALAJMËROHEN RESHJE INTENSIVE DHE RREZIK PËR PËRMBYTJE

Moti këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, do të karakterizohet nga reshje shiu me intensitet të ndryshëm në të gjithë vendin, ndërsa në zonat malore pritet edhe dëborë.

Sipas parashikimit, reshjet më intensive do të përqendrohen në qarkun e Vlorës, ku lokalisht mund të arrijnë intensitet shumë të lartë. Reshje mesatare deri lokalisht intensive priten edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në qarqet Fier dhe Elbasan parashikohen reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë kryesisht të dobëta deri mesatare.

Në zonat verilindore, lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 500 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet intensive mund të shkaktojnë vërshime të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dherash dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

Gjithashtu, pritet rritje e prurjeve në lumenjtë Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 14 gradë Celsius në zonat bregdetare, 8 deri në 14 gradë në zonat e ulëta dhe 2 deri në 10 gradë në zonat malore.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por herë pas here mund të forcohet në bregdet dhe në zonat malore.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button