A po viktimizohet Semi për gjendjen e saj mendore? Psikologia flet hapur
Semi Jaupaj është një prej personazheve të Big Brother që ka pranuar se vuan nga probleme të ankthit, e madje për këtë ka marrë medikamente për një kohë të gjatë.
Kjo ka bërë që ajo të shfaqet disi e paqëndrueshme brenda shtëpisë, ku nuk mungojnë shpërthimet në të qara.
Disa komentues i kanë konsideruar të ekzagjeruara reagimet e disa prej tyre, madje sipas tyre edhe momenti kur Semi kalon në të qara pas një krize paniku bëhet për “viktimizim”.
Psikologia Aleksandra Puçi nuk ngurroi të komentonte këtë çështje, duke thënë se Semi nuk e bën këtë gjë me dashje, dhe mund të ketë realisht nevojë për vëmendje.
“Ka tendencë që një pjesë e personave të cilët përjetojnë shqetësime emocionale priren të viktimizohen për të marrë vëmendje.
Por duhet të kemi të qartë që nuk e bëjnë këtë vetëm për të manipuluar që të ndihen më mirë, por sepse viktimizimi është shenjë që realisht s’ndihen mirë.
Brenda tyre janë pasiguritë, frikërat që i shtyjnë drejt këtyre reagimeve. Nuk e bëjnë thjesht sepse duan dhe argëtohen, por sepse vërtetë nuk kanë një ekulibër të mirë emocional”, tha ndër të tjera ajo.